Lirohen 4 nga të arrestuarit me heroinë në Elbasan
Një ditë pas operacionit të bujshëm ku policia e shtetit njoftoi arrestimin e 6 personave në Elbasan me 4.2 kg heroinë dhe 1 kg kanabis, në gjykatë janë dërguar vetëm dy të pandehur me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.
Burime nga Gjykata e Elbasanit thanë se në sekretarinë e këtij institucioni ka mbërritur kërkesa vetëm me vetëm emrat e shoferit të fugonit ku u sekuestrua lënda narkotike, Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi. Ky i fundit u arrestua gjatë natës në kuadër të operacionit të koduar “Kështjella”, i cili sipas policisë kishte rol furnizimin me heroinë të shoferit të fugonit.

Ndërsa 4 personat e tjerë për të cilët policia tha se janë arrestuar Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, dhe Endri Karaj janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.
Sipas hetuesve, këta persona kanë qëlluar rastësisht në servisin ku u krye operacioni, dhe nuk kanë patur lidhje me trafikun e heroinës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se zbardhja e trafikut të drogës është bërë bazuar në përgjimet me metoda speciale prej një muaj, në kuadër të hetimeve për goditjen e linjës së trafikut të heroinës Turqi-Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Balla dhe Harremi pritet të dalin në fundjavë para gjykatës së Elbasanit për tu masën e sigurisë, ndërsa akuza ka kërkuar arrest me burg.
Në një hetim tjetër në Tiranë prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka marrë të pandehur biznesmenin Gentian Malindi, peshkatarin Altin Myslihaka dhe punonjësin e sigurisë në portin e Durrësit, Adrian Bega të cilët dyshohen si të përfshirë në trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori drejt Shqiperise.
Prej një viti Malindi ndodhet në arrati, ndërsa është konsideruar nga hetuesit si personi që ka dalë garant për të marrë drogën nga kontejneri e më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar nga grupet kriminale.
Në burg për këtë ngjarje janë Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtori në anijen e Gentian Malindit, Altin Myslihaka.
Lexo edhe:
Ora News sjell pamje nga furgoni ku u gjetën 8 pako me kokainë në Elbasan