Mëngjes flakësh/ Në pak orë digjen 4 makina në 3 qytete të ndryshme

Në pak orë, në tre qytete të ndryshme të Shqipërisë, janë djegur 4 automjete.

Ngjarja e parë u regjistrua në qytetin e Vlorës ku pak pas mesnate u dogj makina tip “Nissan Micra” në pronësi të shefit të paraburgimit Vlorë, Feim Alisinani.

https://youtu.be/oK6gltRsL0M

Autorët, që dyshohet se kanë qenë dy, kanë thyer fillimisht xhamin e makinës e më pas e kanë lyer me benzinë.

Pas pak orësh, në Krujë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, u dogj pjesërisht në oborrin e banesës makina e 20-vjeçarit me iniciale G.D.

https://youtu.be/lbovY9jCeXA

Një orë pas ngjarjes në Krujë, në Elbasan digjen dy automjete të tjera.

Burime për Ora News shprehen se, janë djegur automjetit tip “Volvo” në pronësi të shtetasit Daniel Duka dhe automjeti tip “Ford Focus” në pronësi të shtetasit Aleksandër Bragjeci.

https://youtu.be/isyMSjx5xBk

As për rastin e Vlorës dhe as për dy rastet e tjera, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar apo ndaluar.