Ora News sjell pamje nga furgoni ku u gjetën 8 pako me kokainë në Elbasan.

Lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve drusore në pjesën e pasme të furgonit, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se pakot e drogës me peshë totale 4 kg kanë mbërritur nga Turqia në Shqipëri ndërsa më pas kishin si destinacion shtetin Grek.

Përmes një njoftimi policia informon se operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera

Deri më tani flitet për të paktën 5 persona të arrestuar. Ora News ka mësuar emrat e tyre: Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi”  – informon policia.
Dyshimet e hetuesve janë se pazaret e drogës bëheshin në qytetin e Elbasanit, ndaj kërkimet vijojnë për arrestimin dhe të personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Mësohet se bashkë me kamionin ku ishte fshehur lënda narkotike policia ka ndaluar edhe një automjet tjetër që lëvizte para tij pasi mesa duket organizatorët e aktivitetit kriminal kanë dashur të mbajnë nën kontroll transportimin e heroinës.



Lexo edhe: