“Dëgjuam një shpërthim të fortë, kur u zgjuam...”, kryefamiljari rrëfen për Ora News si iu dogj makina në oborr

Ora News mëson detaje nga djegja e makinës në Krujë.

Bëhet fjalë për automjetin në pronësi të shtetasit 20-vjeçar, Gani Demnushi.

Sipas të zotit të shtëpisë, fillimisht u dëgjua një shpërthim ndërsa kur dolën jashtë panë automjetin në flakë.

Më pas, rrëfejnë ata për Ora News, është lajmëruar policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nuk kam konflikte me askënd. Nuk e di kush ma bëri këtë. Unë shoh punën time”, rrëfen ai.

Ndërkohë, sipas Policisë, lënda plasëse që është përdorur në vendngjarje ka qenë ndërtuar në mënyrë artizanale.