Rama: Moment trishtimi, Maradona mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij

Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Diego Armando Maradonës.

Rama shkruan në Facebook se Maradona mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij.

Rama: La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti - kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij... U prehtë në paqe.