Vedat Muriqi bëhet baba për herë të dytë

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është bërë baba për herë të dytë.Këtë lajm të bukur e ka dhënë bashkëshortja e futbollistit, Edibe. Ajo ditën e djeshme ndau në InstaStory foton e parë të foshnjës së sapolindur, duke treguar dorën e saj.

“Mirëseerdhe bebushe! Eshtë vajzë!”- ishte shkrimi në foton e saj.

Megjithatë, ajo ende ka vendosur t’i mbajë kuriozë ndjekësit për emrin që kanë zgjedhur për të voglën. Vedati dhe Edibe janë gjithashtu prindër të një djali.