Koronavirusi në skuadrën e Kukësit: 3 pjesëtarë të tjerë të infektuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2020, 13:21
FK Kukësi ka njoftuar se janë infektuar tre persona të tjerë në klubin e futbollit të Kukësit.
Bëhet fjalë për futbollistët Mehdi Hetemaj dhe Godberg Cooper si dhe zëdhënësin e shtypit Erjon Allaraj.
Më herët është konfirmuar i prekur me COVID-19 edhe trajneri i FK Kukësi, Skënder Gega.