Thumana ende e shkatërruar një vit pas tërmetit, familjet me sytë nga Zoti

Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit  , shumë familje ende nuk e dinë se cfarë do të bëhët me fatin e tyre.

Xhemal Aliu , 57 vjeç vijon që të jetojë në një kontenier, të cilin e ka marrë me qera .

“Vazhdoj të jetoj këtu sepse në shtëpi nuk futem dot”, shprehet Xhemali.

Thotë se bonusi i qerasë është i pamjaftueshëm për të gjetur një shtëpi për tu akomoduar, me pesë antarët e familjes.

“Me 200 mijë lekë ku do shkosh, nuk mund të largohesh e të gjesh një shtëpi me aq lek për 5 veta”, shprehet Xhemali.

Pas tërmetit të një viti më parë i thanë që do ti ndërtonin shtëpi, por duket se situata ka ndryshuar.

Na kanë thënë që do dilni në kompleks, nëse  prishin shtëpinë ta ndertojnë aty ku do e prishin . Pse të mar shtëpi dhe ti zejë vendin dikujt tjetër kur mund të ma ndertojmë shtëpinë këtu ku e kam”, shprehet ai.

57 vjeçari nuk pranon të shkoj në shtëpitë që po ndërohen, pasi thotë se hapsira është e pamjaftueshme, ndërsa problem mbeten edhe bagëtitë.

“Unë në kompleks nuk dal, sepse kam vendin këtu dhe këtu na e kanë pranuar që do na i ndërtojnë shtëpitë”, shprehet Xhemali.

Të njëjtin shqetësim ka edhe Hamit Jangozi.

“Unë tek ato ndërtesa nuk shkoj, se fshati ka lopë, ka tokë, ka dhenë, i ka të gjitha. Atje nuk ma bëjnë kasollen e lopës, shprehet Hamiti.

71 vjecari nuk është dakord që të shkojë tek banesat që po ndërtohen në qëndër të Thumanës ndaj është detyruar që të jetoj në një barake që e ka ndërtuar vetë.

Po jetojmë në këtë çadër  që as qeni nuk rrië brenda e jo më njëriu, por nga vështirësitë nuk kemi çfarë të bëjmë. Kasollja ka filluar të kalbet dhe të vij erë”, shprehet Hamiti

Shpresat që banesat e reja para natës së ndërrimit të viteve duket se i kanë të pakta.

“Na premtuan  se për vitin e ri do jemi brenda shtëpiave por janë duke punuar shumë avash , ku është premtimi”, shprehet Hamiti.