Elbasan: Goditen me gurë dritaret e qendrës shëndetësore, reagon Taulant Balla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2020, 14:54
Janë goditur me gurë dritaret e qendrës shëndetësore në lagjen 'Skënderbej' në Elbasan.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se nxitëse për këtë ngjarje kanë qenë thirrjet dashakeqe politike.
Taulant Balla: Persona të papërgjegjshëm kanë goditur me gurë dritaret e qendrës shëndetësore duke i shkatërruar ato. Vetëm thirrjet dashakeqe politike ndaj bluzave të bardha mund të nxisin një akt të tillë.
Nga ana tjetër, Policia e Elbasanit sqaroi se një person në gjendje te dehur ka gjuajtur me gurë, ku janë thyer xhamat e një shkolle. Autori i ngjarjes është shoqëruar në komisariat.