Uragani Iota "shkatërron" Amerikën Qendrore

Amerika Qendrore prej ditësh është nën pushtetin e uraganit Iota, ndërkohë që të shumta janë dëmet e sjella prej tij.

Uragani ka sjellë erëra të forta dhe përmbytje, duke lënë qindra e mijëra njerëz pa banesa.

Iota mbërriti në brigjet e Amerikës Qendrore vetëm dy javë pas një uragani tjetër shkatërrimtar si ai i quajtur Eta.

Iota është cilësuar si stuhia më e fuqishme e vitit, duke arritur në kategorinë e pestë.