BOOM - Qytetarët në pamundësi për të gjetur oksigjen, mjeket ngrenë shqetësimin për jetën

Mjekët ngrëne shqetësimin që përdorimi i oksigjenit në banesë është rrezik për jetën e njerëzve.

Por pavarësisht këshillave të mjekëve, në situatën e krijuar ne vend për shkak të pandemisë , nevoja për oksigjen po rritet çdo ditë e më shumë.

Në redaksinë e emisionit BOOM kanë mbërritur shqetësime nga disa qytetare të cilët shprehen se e kanë të pamundur për ta siguruar oksigjenin.

BOOM bëri vëzhgim në farmacitë e kryeqytetit për të parë si është situata.

Farmacistja: Nuk kanë sepse është mungesë gjithandej oksigjeni. Nuk ka as bombol dhe as aparat.

Farmacitë na adresuan te disa depo farmaceutike dhe ne i kontaktuam këto të fundit për t’i pyetur nëse kanë oksigjen apo jo.

Edhe nga depot është e pamundur që të sigurojnë oksigjenin në këto kohë.

"Ka mungesë në treg sepse ka shumë raste që trajtohen me Covid dhe janë të gjitha të shpërndara, prandaj nuk ka gjendje."

Por, BOOM insistoi edhe me disa depo të tjera farmaceutike që mund ta siguronin, por pa caktuar afat, plus që çmimi ishte rritur më shumë.

"Nuk ka gjendje. Këto merrem me qira. 100 mijë lekë është qiraja për një muaj."

"1 milion e 500 mijë lekë. Ishin të shtrenjta, por tani janë akoma më të shtrenjtë. Qiraja është rritur, është e vërtetë."