VIDEO-Heroi i kësaj jave në Kinë është një diplomat britanik, ja arsyeja

Një diplomat britanik është kthyer në një hero në Kinë pasi shpëtoi nga mbytja një studente. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës.

61-vjeçari Stephen Ellison ishte duke vizituar qytetin të shtunën kur dëgjoi një britmë nga një turmë njerëzish ndërsa vajza binte në ujë. Pa u menduar dy herë ai kaloi në veprim.

Në video shikoni momentin kur diplomati hidhet në lumin pranë Chongqing në Kinën jug-perëndimore për të shpëtuar vajzën e cila ra në ujë aksidentalisht pasi i rrëshqiti nga një gur.

61-vjeçari, Stephen Ellison, ka vetëm një muaj në postin e tij të ri si konsull i përgjithshëm.

Ai e mori këtë post në qershor pasi shërbeu si diplomat i vjetër në Ambasadën britanike në Pekin që nga viti 2014.