Fiumicino, vlerësohet si aeroporti më i mirë në Europë për të tretin vit radhazi

Aeroporti "Leonardo da Vinçi" në Fiumicino të Romës është vlerësuar si aeroporti më i mirë në Europë.

Çmimi “Best Airport Award 2020” i është dhënë për kategorinë e aeroporteve me mbi 40 milionë pasegjerë në vit, nga Airports Council International, agjensia që përfaqëson 500 aeroporte europiane.

Aeroporti Leonardo Da Vinçi në Fiumicino të Romës është aeroporti më i madh italian me një trafik mallrash gati 200 mijë tonë në vit e që mbylli vitin 2019 me një trafik vjetor prej 43.5 milionë pasagjerë.

Është viti i tretë radhazi që aeoporti "Leonardo da Vinçi" në Romë, merr këtë vlerësim, por ky vit merr një rëndësi të veçantë prej momentit të vështirë historik që po kalon bota nga pandemia Covid 19 e që ka përfshirë në veçanti të gjithë transportin ajror global. 

Ky vlerësim është bazuar mbi të gjitha në masat e protokollet që aeroporti i Fiumicinos ka marrë për të përballuar pandeminë duke u konfirmuar si aeroporti më i mirë në Europë në luftën kundër Covid 19.

Aeroporti i Fiumicinos është i vetmi aeroport në botë që ka sot vlerësimin me 5 yje nga Skytrax, (The international organisation thatassesses  airlines  and   airports) pas marrjes së certifikimeve të Rina  Service Biosafety TrustCertification and the Airport Health Accreditation.

Për përballimin e pandemisë aeroporti i Fiumicinos ka aktivizuar një plan të rëndësishëm në garantimin e sigurisë në udhëtarëve e të punonjësve të tij.

Në të gjithë perimetrin e aeorportit është vendosur sistemi i higjenizimit automatik   “UV Clean Touch”, janë instaluar mbi 100 termometra super moderne që masin temperanturën cdo 2 sekonda e mbi 300 instrumente xhel dizinfektues duarsh. 

Vëmendje të veçantë i është kushtuar sistemit të komunikimit mbi pandeminë e mënyrën e sjelljes për parandalimin e infektimit, në dy gjuhët angleze e italiane në të gjitha ekranet e pozicionuara në aeorport.

Për herë të parë në historinë e Airports Council International që për të tretin vit radhazi cmimi i dorëzohet të njëjtin aeroport, pra Leonardo Da vincit në Fiumicino të Romës.

Menaxheri i Përgjithshëm i këtij aeorporti Marco Troncone duke komentuar këtë vlerësim shprehet për mediat se "është një çmim i rëndësishëm i rrugëtimit virtuoz të këtij aeroporti në sigurinë e cilësinë e shërbimeve aeroportuale e është një gur thelbësur në strategjinë e tij për të garantuar shërbime ekselente, inovative e me vëmendje ndaj respektit të ambientit e natyrës."