Studentët në protestë për tarifat, bllokojnë dhomat e konvikteve
Studentë të Universitetit të Mançesterit kanë bllokuar dhomat e konvikteve të kampusit duke kërkuar që të rishihen edhe tarifat për akomodimin ndër të tjera. Ata kanë vendosur pankarta të mëdha në dhomat e tyre të konviktit ku apelojnë që “Studentët janë më të rëndësishëm se tarifat”. Stafi pedagogjik është shprehur njëzëri, i gjithi, në krah të protestës studentore.
Studentët e Universitetit të Mançesterit protestojnë për lehtësimin e tarifave shkollore, si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.
Ata kanë vendosur pankarta të mëdha në dhomat e tyre të konviktit ku apelojnë që “Studentët dhe Stafi janë më të rëndësishëm se tarifat”.
Këtë të martë, Administrata e Universitetit ka njoftuar një ulje dy-javore të qirasë për akomodimin e studentëve, pas protestave në kampus.
Administrata njofton më tej se studentët, gjithashtu, do të jenë në gjendje ta lënë kampusin kur të duan, pa marrë penalitete.
Sidoqoftë, masat nuk i kanë qetësuar grevistët, që thanë se ato nuk ishin çfarë kërkonin.
"Këtë mëngjes na u dha një ofertë fyese për uljen e qirasë për dy-javë," shkruan studentët në Twitter.
Grupi protestues ka thënë se dëshiron të paktën një ulje prej 40 përqind të qirasë, për pjesën tjetër të vitit akademik, dhe kjo kërkesë "mbetet e njëjtë" që pas njoftimit.
Ata kanë deklaruar se refuzojnë të lëvizin derisa të takohen me zv / kancelarin dhe kërkesat e tyre të plotësohen.
Studentët kanë hartuar një draft-kërkesë me pesë pika, e cila është mbështetur edhe nga Unioni i Studentëve.
Ndërkaq, stafi pedagogjik është shprehur njëzëri, i gjithi, në krah të protestës studentore.
"Le ta themi edhe një herë, me zë të lartë dhe të qartë: stafi në Universitetin e Mançesterit solidarizohet me ju! Ne i kuptojmë ankesat tuaja dhe mendojmë se çështjet që ngrini meritojnë të merren shumë seriozisht në konsideratë” – është deklarata e mësimdhënësve për studentët e tyre.

