Lekët e drogës për vota, Lleshaj: Kanabisin e asgjësojmë para fushatës elektorale
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pranoi se kanabisi ka mbërritur në skajet më të larta të territorit të vendit, edhe pse në parcela të vogla.
Lleshaj: Konstatojmë se puna e bërë gjatë këtij viti për të goditur çdo tentativë e kulktivimit të kanabisit ka dhënë rezultat të mirë. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë është goditur edhe në Shkodër në të gjitha skajet, sepse kanabisi ka mbërritur në skajet më të largëta të territorit të vendit si në Shkodër në të gjithë Shqipërinë, në parcela të vogla, tentative të shkëputura, por gjithsesi angazhimi ynë është për ta goditur në vijueshmëri.
Por përhapja sipas Lleshajt nuk është tregues i prodhimit. Këtu si argument përdori të dhënat e drogës të kapur në Itali, por edhe rritjen e çmimit.
Lleshaj:Ka patur më shumë orë fluturime dhe janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se vitin që shkoi. Nuk do të thotë që këtë vit është prodhuar më shumë, por është goditur më shumë. Prodhimi ka rënë në mënyrë të ndjeshme, tregues është dhe cmimi I lëndës narkotike ka arritur në nivele stratosferike”
2021 është vit zgjedhor për Shqipërinë.Synimi i Policisë sipas Ministrit të Brendshëm është që asgjësimi i kanabisit të përfundojë përpara fushatës elektorale për të penguar ndërhyrjen e krimit në zgjedhje.
Pyetje: A janë të frikshme paratë e krimit, e drogës që mund të përdoren nga element kriminalë në fushatë elektorale?
Lleshaj: Ne po angazhohemi shumë dhe duam që edhe këtë vit betejën me kanabisin ta përfundojmë para se vetë fushata elektorale të fillojë. Të shterrojmë çdo përpjekje a tentativë për të pasur interferenca të elementëve kriminalë në këtë fushë. Angazhimi ynë është i madh dhe unë ju garantoj se do të ketë sukses të padiskutueshëm.
I pyetur edhe për vrasjen e dy të rinjve për drogën në Malësi të Madhe, tha se ka pasur raste kur drejtues vendore janë ndëshkuar pasi nuk kanë marrë masa për goditje e kultivimit.
Lleshaj: Nuk mund të godasim një drejtues që godet fenomenin e kanabisit, kur drejtoria qëndrore ka pasur konsatime në nivelin vendor atëherë ka pasur masa dhe për drejtues të strukturave vendore. Kur strukturat eprore zbulojnë parcela të panjohura nga strukturat vendore atëherë ata mbajnë përgjegjësi.Ka patur të ndëshkuar.
Nga Shkodra, ku mori pjesë në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë së qarkut Lleshaj tha se me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht SPAK, bashkëpunimi mes Policisë e Prokurorisë është përmirësuar.
Pyetje: A ka qenë në lartësinë e duhur bashkëpunimi me Prokurorinë?
Lleshaj: Bashkëpunimi me policinë dhe prokurorinë ka njohur një përmirësim të jashtëzakonshme. Sidomos krijimi i SPAK ka bërë që niveli i bashkëpunimit të njohë rritje të madhe dhe prapa tij qëndrojnë disa nga sukseset që janë arritur në periudhën që flasim.