Afera 900 milionë euro te Astiri/ Klevis Balliu çmonton mashtrimin e Veliajt
I ftuar në emisionin “Tempora” ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu zbuloi arsyen e vërtetë të ndërhyrjes së qeverisë së Edi Ramës për shembjen e ndërtimeve në Unazën e Re.
Sipas Balliut, e gjithë ndërhyrja nuk ka aspak qëllim ndërtimin e këtij aksi por hapjen e shesheve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe nga Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Shifra e ndërtimeve është marramendesë thotë ish deputeti Balli.
Klevis Balliu: “Përvec asaj drame që dëgjuat nga qytetarët, me dhjetra qytetarë janë plagosur, dhunë cnjerzore ndaj djemve dhe fëmijëve të tyre. I gjithë ky makabritet është bërë në emër të parasë. Aty nuk ka project ëpr qytetin. Ajo rrugë ka qenë dhe po e njëjta rrugë do të mbetet. Dhe ajo 40 mln euro që ne flasim për këtë mazhorancë që vjedh cdo ditë qinda e miljona janë thërrime dhe bakshishët për drejtorët e vegjël si Afrim Qëndro. Kurse qeveritarët e mëdhenj me Erion Veliaj dhe Edi Rama qindra milionët e eurove të tyre tek Unaza i kanë tek pallatet. Aty janë 90 mijë metra projekt ndërtim, nga 10 kate një pallat janë 900 metra katrorë, nga 1 mijë euro metri katro janë 900 milion euro. Prandaj atje është përdorur gjithcka dhe janë përfshirë I gjithë shteti sepse ka një shifër të madhe ndërtimi".