Bashkëqeverisje Rama- Basha pas 25 prillit?! Kelvis Balliu e mohon kategorisht
"Jam gati të bëj valixhen dhe të iki nga Shqipëria nëse pas 26 prillit do të ketë koalicion PD-PS".
Kështu deklaroi hnë studion e emisionit "Tempora" avokatja Enida Bozheku.
Por ky qëndrim ka sjellë reagimin e prerë të ish deputetit demokrat Klevis Balliu, i cili mohon kategorikisht një tezë të tillë.
Sipas tij, kjo ëhstë tezë e hedhur në opinionin publik nga Edi rama, i vetëdijshmë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Enida Bozheku: Ky popull është inteligjent në momentin e duhur atëherë kur nuk mban më. Mendoj që do të reagojë, unë kam shpresë akoma ose dua të kem shpresë sepse ndryshe që pas 26 prillit të bëjmë gati valixhen, unë e kam gati.
Klevis Balliu: Shqiptarët do të reagojnë dhe do të reagojnë masivisht.
Enida Bozheku: Unë uroj që most ë ketë bashkëqeverisje. Vetëm këtë uroj.
Klevis Balliu: Kjo është tezë e Edi Ramës. Ja ku jam unë përfaqësues i Partisë Demokratike dhe të them se nuk ka koalizion PS-PD, nuk ekziston