"Luan, neve po na ikin vitet, ti mbetesh i ri përgjithmonë" Haradinaj kujton vëllanë e vrarë në luftë me Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 10:22
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një fotoje të veçantë të bërë në Tiranë, ka kujtuar vëllain e tij që u vra gjatë luftës me Serbinë.
Me fjalë prekëse, Haradinaj thotë se për të dhe familjen Luani mbeti i riu 23 vjeç, aq sa ishte kur ra për lirinë e Kosovës.
STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ
Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.
Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!
RH
