Foto/ Aktorja e njohur më e dashuruar se kurrë, ndan pozën e ëmbël me futbollistin afrikan 19 vite më të vogël

Adriana Matoshi, aktorja e njohur shqiptare, së fundmi ka zbuluar se është në një lidhje me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Çifti, nuk ngurrojnë që të bëjnë dedikime dashurie për njëri-tjetrin, edhe pse para pak kohësh e kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Aktorja e njohur, postoi në rrjetet sociale një foto krah 21-vjeçarit, duke i kushtuar atij disa fjalë të ëmbla.

“Të qenurit së bashku është vend i mrekullueshëm për të qëndruar!”- shkroi aktorja.

Aktorja u shpreh në një intervistë të dhënë më parë se nuk i intereson fakti që Keith Groeneveld është me ngjyrë dhe shumë më i ri se ajo.

Gjithashtu, edhe futbollisti tregoi se nuk e ka problem që Matoshi ka qenë e martuar dhe ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj.