“Pse ke shtuar kaq shumë në peshë?”, Bebe Rexha i kthehet ashpër ndjekësit
Bebe Rexha është gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e saj në muzikë, por edhe për shkak të peshës.
E lodhur nga kjo situatë, Bebe ka vendosur të reagojë në Instagram-in e saj duke u dhënë fund një herë e mirë gjithë atyre që e paragjykojnë.
“Je shëndoshur… Pse ke shtuar kaq shumë?”, e ka pyetur një ndjekës Beben.
“E para, nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë po e thotë një burrë”, i është përgjigjur këngëtarja ndjekësit.
Më pas ajo ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar drejt shtimit në peshë.
“Mendoj se është shumë pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin Marr ilaçe për shëndetin tim dhe ato më bëjnë të shtoj peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes”, i është përgjigjur Rexha.

