Ja kush është shqiptarja që triumfoi në Serbi

Prej vitesh Luisida Male merret me muzikë dhe është angazhuar në shumë koncerte.

 Në një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin "Why Not" në Rtv Ora ka treguar se edhe pse jemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë ajo ka marrë pjese në koncertetë ndryshme jashtë Shqipërisë.

E gjithë kjo ka funksionuar online dhe Luisida ka marrë çmimin e dytë.   

"Duke marrë çmimin e parë në Kosovë kam marrë disa ftesa për të marrë pjesë jashtë Shqipërisë. Më ftuan në Rumani, Maltë, Serbi dhe Bjellorusi. Mora pjesë vetëm në Maltë dhe Serbi ku u vlerësova me çmimine dytë"- tregon ajo.