Aktori i njohur i infektuar: Covid ju bën të dëshironi të nuhatni edhe sqetullat
Gjatë intervistës së tij të fundit, aktori i famshëm Hugh Grant ka rrëfyer eksperiencën e tij të infektimit me Covid-19.
Tani ai ështën ë gjendje të mirë shëndetësore por gjatë kohës kur ishte i infektuar kishte menduar se do të çmendej.
Ai kishte humbur shijen dhe nuhatjen, simptomat më të përhapura të Covid-19. Ndaj, Grant kishte nisur të nuhaste lulet, madje edhe plehrat me shpresën se do të ndjente diçka.
Gjithashtu ai bëri të ditur se vetëm që i ishte rikthyer nuhatja ishte i gatshëm të nuhaste edhe sqetullat e njerëzve.
“Gjithçka filloi me djersitje, pulsim dhe ënjtje sysh. E mbaj mend shumë mirë ndjenjën e ngushtimit në kraharor. Më dukej sikur një burrë i rëndë ishte ulur në kraharorin tim.
U alarmova dhe një ditë fillova të nuhas gjithçka, nga lulet tek plehrat. Por nuk nuhasja asgjë. Isha aq i dëshpëruar sa do i merrja erë edhe sqetullave të ndokujt vetëm që të nuhasja sërish”-tregoi aktori.