Provokimi i kryetarit të Graçanicës: Hiqeni banerin për UÇK-në ose vjen Vuçic dhe e heq me ushtri

Një baner i madh për UÇK-në e vendosur në Graçanicë të Kosovës, qytetezë e banuar nga pakica serbe, ka sjellë reagimin e ashpër të Beogradit.

Televizioni shtetëror Serb RTS e cilëson banerin si “provokacje”. Baneri që ka si gravurë portretin e Adem Jasharit ka të shkruar edhe slloganin “Liria ka emër: UÇK

Sipas RTS, serbët që jetojnë në Graçanci janë të shqetësuar dhe e perceptojnë billbordin si një provokim dhe presion të drejtpërdrejtë para fillimit të procedurave gjyqësore kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Me këtë rast, drejtori i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se ai baner është “kërcënim i hapur për sigurinë e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës dhe provokim që tregon se shqiptarët janë ende larg distancimit të sinqertë nga krimet e kryera në emër të tyre”.

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq e ka cilësuar si provokim vendosjen e një stende të madhe me emblemë të UÇK-së në hyrje të kësaj komune dhe se nëse autoritetet kosovare nuk e heqin ekziston mundësia që president serb Aleksandar Vuçiç ta heqë përmes ushtrisë.

Ai ka thënë se ky veprim e ka shqetësuar popullatën dhe se qeverisja lokale do të mbajë takime me institucionet kompetente të ngarkuara me ruajtjen e sigurisë dhe sigurisë.

Popoviq është shprehur për "Informer" se, në një kohë kur e gjithë bota po lufton për të ruajtur shëndetin e njerëzimit, “frikësimi i popullit serb në Kosovë nuk po ndalet

“Kush guxoi të vendoste një provokim të tillë në hyrje të një prej komunave më të mëdha serbe? Duhet të hetohet. Një shqetësim i veçantë është fakti që paneli u vendos vetëm disa dhjetëra metra nga shtëpitë e disa familjeve serbe që mbetën në qytetin minierave të Ksihnicës. Edhe pa këtë ngjarje, ata janë të ekspozuar ndaj frikës së vazhdueshme për sigurinë e tyre”, ka thënë Popoviq.

Ai u bëri thirrje banorëve të Graçanicës të tregohen të vetëpërmbajtur ndërsa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojë popullatën serbe.