FOTO/ Futen në fuqi nesër, Rama publikon masat e reja anti-Covid
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e masave të reja anti-Covid, të marra dje që janë marrë dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Përmes një postimi në Instagram, kryeministri ripërsërit edhe një herë masat kufizuese që do të hyjnë në fuqi duke nisur nga nesër.
Rregullat e publikuara nga Rama:
-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli u shpreh dje se, këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë.
Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.
“Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë. Është rritur dhe incidenca. Në kushtet kur akoma nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen dhe mungon vaksina, mënyra më e mirë mbetet parandalimi. Masat janë të domosdoshme për të frenuar për përhapjen e virusit”, tha ajo.