Vendimi i parë i Biden si President: Formon ekipin për të luftuar Covid-19

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden  kaq vendosur për formimin e një komisioni i cili do të gjejë mënyrën për të luftuar Covid-19.

Ky komision do të përbëhet prej 12 anëtarësh të cilët do të kenë vetëm këtë detyrë.

Ekipi anti COVID-19 i demokratit do të drejtohet nga tre bashkëpresidentë, Vivek Marty, David Kessler dhe Marcella Nunez-Smith  të cilët kanë biografi të lakmueshme në fushën e virologjisë.

Unë nuk do të kursej veten për ta kontrolluar tërë situatën meCovid-19”- tha Biden.

Plani i Bidenit parasheh rritjen e kapacitetit të testimit, financimin për bizneset dhe rihapjen në mënyrë të sigurt të shkollave dhe përfundimisht një vaksinë e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe falas.

Biden ka kritikuar Trumpin për mënyrën që ai e ka trajtuar pandeminë.