Meta i kthen mazhorancës ligjin për gjendjen civile: Fut zgjedhjet në kaos, pasoja ligjore e politike

Presidenti i Republikës ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim një tjetër ligj të miratuar së fundmi dhe bëhet fjalë për ndyshimet në ligjin për Gjendjen Civile.Pas studimit të ligjit me ekspertët, Presidenti i Republikës arrin në konkluzionin se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zgjedhur mënyrën më të mirë dhe të balancuar për të materializuar arritjen e qëllimit që synon përmes kësaj ndërhyrjeje legjislative të bërë në këtë formë. 

Në një kohë kur debati politik është ndezur dhe Partia Demokratike ka paditur Drejtorin e Gjendjes Civile për ndryshim të adresave të zgjedhësve, Presidenti Ilir Meta ka bërë një lëvizje të fundit.

Ai i ka refuzuar mazhorancës ligjin për gjendjen civile. Në 9 faqe arsyetim, Meta, thotë se ndryshimet e bëra në ligj në këtë fazë të procesit zgjedhor, kanë potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve.

Meta: Një ndryshim i tillë, në këtë fazë të procesit zgjedhor, ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë, acarimin e jetës shoqërore në vend. Ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke e vlerësuar ndikimin e qënësishëm që mund të ketë në procesin zjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike.

Ndryshimet në ligj parashikojnë shfuqizimin e gjobave në masën 10 mijë lekë për mosdeklarimin e vendbanimit dhe pezullimin e shërbimit deri në vjeljen e gjobës.

LEXO të plotë: Arsyet e kthimit të ligjit nga Presidenti