Joe Biden e kapin emocionet, para mbështetësve ngatërron mbesën me djalin e ndjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 07:24
Emocionet e garës presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se kanë përfshirë kandidantin demokrat, Joe Biden.
Gjatë ndalesës së tij në Filadelfia ai ka prezantuar mbesën e tij Finnegan me emrin e djalit të ndjerë, Beau Biden.
“Ky është djali im, Beau Biden, i cili shumë prej jush e ndihmuat në zgjedhjen e Senatit në Delaëare,” - thotë Biden.
Më pas, ai shqiptoi emrin e motrës së saj, Natalie. Kjo gjë u kuptua menjëherë nga të pranishmit dhe Biden kërkoi ndjesë.