Nezir Kraki: Trump president kaotik aksidental, nuk ka asnjë interes për Kosovën
“Uroj që amerikanët të riparojnë ‘aksidentin demokratik të vitit 2016 kur Donald Trump u zgjodh president në zyrën ovale” komenton opinionisti Nezir Kraki në një lidhje me skype me Ora News
Ai e quan ”Trump një president kaotik aksidental” dhe thotë se nuk ka asnjë interes për Kosovën.
"Donald Trump nuk ka asnjë interes për Kosovën. Njerëzit rreth tij kanë interes për Kosovën.
Edhe disa shqiptaro amerikanë kanë interes për këto marëveshje, sepse disa kanë nisur të mbledhin fonde kapitalistike dhe të bashkëqeverisin pasuritë natyrore të Kosovës bashkë me shqiptarë e serbë në veri të Kosovës.
Ka njerëz që janë të implikuar për arsye të tjera por në asnjë rast, në këtë konfiguracion, nuk ka qëllim që të zgjidhen çështjet e ngrira mes shqiptarëve e serbëve dhe këto të jenë zgjidhje afatgjatë."
Shikoni videon e intervistes ne studio me gazetarin Leftion Peristeri