Nesho: Biden kryeson, por rezultati do të vendoset nga shumë pak vota
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, studiuesi Dritan Nesho u shpreh se në rang kombëtar pritet një fitore e Biden, por në raport me kolegjin zgjedhor dhe shtet e luhatshme, fitorja se do të kalojë nga njëra apo tjetrën me shumë pak vota.
Dritan Nesho: Me anë të postës kanë votuar mbi 100 milionë votues. Pritet që mund të ketë mbi 150 milionë votues. Sondazhet kanë treguar shumë pak votues të pavendosur. Votimi i herët ka qenë në favor të Bidenit, por pritet që votimi i sotëm do të ketë favorizim Trump.
Në rang kombëtar pritet një fitore e Biden, por në raport me kolegjin zgjedhor dhe shtet e luhatshme, si Florida apo Karolina çdo sondazh ka qenë brenda marshit statistikor, tregon se do të kalojë nga njëra apo tjetrën me shumë pak vota. Do të luhet deri në votën e fundit.