Mbi 100 balena dalin në breg të detit, banorët refuzojnë distancën sociale për t'i ndihmuar

Më shumë se 100 balena janë shpëtuar në Sri Lanka gjatë natës duke u kthyer sërish në det.

Tre balena dhe një delfin ngordhën pas plagëve të marra në një plazh pranë zonës së quajtur Panadura, në jug të kryeqytetit Kolombo.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua nga marinarët, shërbimet e shpëtimit, policia si dhe banorët e zonës.

Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që balenat janë detyruar të dalin vetë në breg.

Sakaq banorët e zonës kanë refuzuar të mbajnë distancën sociale të vendosur nga Covid-19, për të ndihmuar gjallesat detare.

Balenat në plazh janë një fenomen i rrallë, por shkencëtarët nuk kanë një teori të saktë në lidhje me arsyen se përse ndodh. Ekziston mundësia që ato çorientohen duke ndjekur peshqit.