Prodhim kinez/ Sheiku i Dubait kryen vaksinën anti-Covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 01:54
Kryeministri dhe zv/presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sunduesi i Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryen vaksinën anti-Covid.
Vaksina në fjalë është prodhuar nga kompania kineze, "Sinopharm".
"Ne i dëshirojmë të gjithëve siguri dhe shëndet të madh, dhe ne jemi krenar për ekipet tona që kanë punuar pa pushim për ta bërë vaksinën të disponueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe," shkroi ai në Twitter.

Al Maktoum është i fundit mes zyrtarëve të shtetit të tij që kryen vaksinën anti-Covid.
Aktualisht, Emiratet e Bashkuara Arabe regjistrojnë 136,149 të infektuar dhe 503 viktima nga Koronavirusi.
/OraNews