Sulmi në Vjenë: Dy të rinj arrestohen në Zvicër, dyshohen se kanë lidhje me Kujtim Fejzullai

Dy të rinj janë arrestuar në Zvicër si të dyshuar se kanë lidhje me Kujtim Fejzullai, djalin me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut të dyshuar si autori i sulmit të ndodhur mbrëmë në Vjenë ku mbetën të vrarë 4 persona.

Dy të rinjtë, përkatësisht të moshës 18 dhe 24 vjeç janë me kombësi zvicerane dhe janë arrestuar në kantonin e Winterthur.

Operacioni është ndërmarrë nga njësia special Diamond në bashkëpunimme autoritetet austriake, shkruajnë mediat ndërkomëtare.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, në të cilin janë vrarë katër persona.

Sipas raportimeve të mediave austriake, Fejzullai me rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut  ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe pak para sulmit, u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Ai kishte qenë edhe në shënjestër të shërbimit sekret austriak.

Në 2019 ai ishte kishte kërkuar të shkonte në Siri për tiu bashkuar ISIS dhe për këtë ishte dënuar me 22 muaj burg. Mbrëmë vec armëve ai mbante të veshur dhe një rrip fake me eksploziv.

Nuk dihet nëse kanë qenë persona të tjerë të përfshirë në atentat ndërkohë deri tani janë arrestuar tre persona ndërsa 14 të tjerë janë ndaluar përkohësisht.

Policia po ekzaminon pamjet filmike të 20 mijë kamerave të sigurisë të cilët kanë arritur të filmojnë sulmin.