Ermal Hasimja: Nëse Trump fiton do kemi një president më radikal

Ermal Hasimja në një intervistë për Ora News komenton zgjedhjet në SHBA të cilat janë “marrë shumë më seriozisht”

Nëse do të ketë një mandate të dytë të Trump si e sheh vazhdimësinë e politikës së tij?

"Presidenti Trump në këto 4 vite ka qenë i pazakontë shumë më informal, dhe shumë më impulsive. Ne mund të pesim nëse do fitojë edhe 4 vitet e ardhshme do të ketë të njëjtën stil qeverisjeje. Trump ka mbrojtur idetë e tij për garantimin e një klime të mirë për biznesin si dhe ka mbrojtur disa ide tradicionale republikane.

Logjikisht një president i cili e di që nuk do të ketë një mandat të tretë mund të ishte pak më radikal për vendimmarrjet e tij pasi e di se nuk do të paguante kosto për vendimet që do të merrte."

Po nëse do të fitojë Biden?

"Biden do të ishte shumë më afër imazhit të presidentit amerikan që kemi. Ka shumë vite në politikë dhe më përpara ka qenë kandidat për president." Intervista u dha për gazetaren e Ora News, Matilda Mcini