Alimehmeti: Maqedonia bën 8 herë më shumë teste se ne, Shqipëria ka më shumë se sa 300 rastet e raportuara
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, doktori Ilir Alimehmeti u shpreh se Maqedonia e Veriut ka më shumë raste se vendi ynë pasi bën më shumë teste dhe shtoi se në vendin tonë jam më shumë se sa 300 raste.
Alimehmeti: Pse Maqedonia e Veriut ka më shumë raste është se ka më shumë teste. Ka pasur qysh në mars më shumë raste se ne. Ata bëjnë diku te më shumë se 8 herë teste se ne. Dihet se në vendin tonë janë më shumë se sa 300 raste.
Dallimi mes covidit dhe virozave të stinës është shumë e vështirë. Covidi ka disa specifike, me mungesën e shijes dhe nuhatjes, por prapë nuk kemi siguri të plotë. Ajo që na jep siguri është testi dhe imazheria. Ka raste që tamponi del edhe fals negativ, me një raport me 70-80%, pra nuk është një shifër e vogël.