Ju flet Moska-Një krim shtetëror: Si u sajua dosja mafioze për Ylli Ndroqin(2)
Emisioni "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj vijoi këtë të mërkurë me episodin e dytë nga cikli "Një krim shtetëror: Si u sajua dosja mafioze për Ylli Ndroqin".
Myftaraj: Do të vazhdojmë me pjesën e dytë të serialit "Një krim shtetëror: Si u sajua dosja mafioze për Ylli Ndroqin". Sot do të tregoj sesi OFL nisi ndaj Ylli Ndroqit para se të zyrtarizohej. Do të tregoj me dokumenta se cila ëdhtë e vërteta e atyre legjendave për arrestimin dhe burgimin e Ylli Ndroqit në Turqi dhe Itali, çfarë është thënë në shtyp që janë ushqyer nga burimet zyrtare që në këtë rast shërbejnë si përhapës shpifjesh zyrtare.
Në janar 2020 u bë një takim i grupit tjetër, që në analogji me grupin Çiftelia mund ta quajmë grupi Gajdja e vjetër. Ishte Erion Veliaj, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndërlidhësi i të dy grupeve, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe drejtor i OFL Tonin Vocaj, Drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Artur Kala. Personi që i bëri bashkë ishte Erion Veliaj që kërkonte me çdo kusht arrestimin dhe shpronësimin e Ylli Ndroqit për ta bërë shembull te pronarët e medias që të mos cënojnë kultin e Lali Erit, i cili ka ambicie të mëdha për tu bërë Kryeministër dhe kryetar i PS në të ardhmen. Në 31 janar miratohet akti normativ i quajtur pakta Anti-KÇK. Në një 1 shkurt të 2020 u shpall zyrtarisht OFL.
Në 28 janar, tre ditë para se të miratohej paketa dhe katër ditë para se në prani të kryeministrit Rama të shpallej me një ceremoni nga ato të kohës së komunizmit OFL-në, drejtori i OFL Tonin Vocaj i drejton SPAK një informacion të nënshkruar prej tij, hetimi pasuror ndaj Ylli Ndroqit.
Deri në qershor vënë në lëvizje të gjithë institucionet, katër oficerë të policisë gjyqësore që të mund të gjejnë mundësinë për ta bërë Ylli Ndroqin subjekt të OFL. Megjithatë nuk ja dërgojnë dot formularin për arsye juridike. Operacioni Forca e Ligjit kërkon që të ketë dënim të formës së prerë, procedim apo fillim të procedimit të shpalljes apo dyshime të bazuara në fakte për përfshirje në terrorizëm.
Në asnjë nga këto nuk e kapin dot Ylli Ndroqin. Nuk ja çojnë dot formularin me gjithë urdhrat e Erion Veliajt, nuk e zbatojnë dot skenarin. Ideja ishte të mos i përgjigjej dot formualrit dhe të shpronësohej dhe arrestohej.
Dështuan në operacion megjithëse e kanë nisur që në 28 janar. Subjekti i parë i vënë në shënjestër ishte Ylli Ndroqi, se këta në fillim marrin në shenjë dhe pastaj miratojnë ligjet.
Që në prill nisën kërkesat jashtë shtetit në Turqi dhe Itali për të marrë të dhëna nëse mund ta kalonin dot me ligjin Antimafia. Që në prill praktikisht shpallën dështimin e tyre.
Me 9 prill i është nisur kërkesa zyrtare Interpol Romës dhe Interpol Turqisë. Që në qershor u pranua zyrtarisht që nuk bëhet dot gjë me OFL dhe tani duhej kaluar në skenarin B. Këta kishin bërë disa skenare.
a-Ylli Ndroqi arrestohet me OFL
b-Skenar terrorist, lidhje me një shtetas turk kundër muxhahedinëve italianë të strehuar në Shqipëri, një gallatë e madhe
c-Ligji Antimafia
Se çfarë erdhën materiale nga Italia dhe Turqia do ti shpjegoj në pjesën e tretë me dokumenta se çfarë është legjenda e Ylli Ndroqi mafioz në Turqi dhe Itali.
LEXO EDHE: Ju flet Moska-Një krim shtetëror: Si u sajua dosja mafioze për Ylli Ndroqin(1)