Betohen 19 gjyqtarët e rinj që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020
Ditën e sotme në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor u organizua ceremonia e betimit të 19 gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës rishtazi.
Në event ishin të pranishëm shumë peronalitete të njohur në fushën e drejtësisë, si Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, etj.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami u shpreh se rëndësia e të qenurit gjyqatar në një vend është shumë e rëndësishme. Llagami vijoi edhe më tej, teksa theksoi se sistemi gjyqësor ka nevojë për më shumë se kurrë sot për gjyqtar të rinj me aftësi të larta profesionale dhe vlera njerëzore.



