Kokë e këmbë në dashuri me Megan Fox

Megan Fox konsiderohet një prej femrave më të bukura në botë, ndërsa aktualisht është në lidhje me Machine Gun Kelly, me të cilin ishte dashuri me shikim të parë kur u takuan së bashku.

Këngëtari ndihet kokë e këmbë i dashuruar me Megan dhe këtë s’ka ngurruar të na e tregojë në një intervistë për “NME”.

30-vjeçari rrëfen se u bë person më i mirë pasi ra në dashuri me aktoren dhe romanca e tyre kishte ndryshuar gjithçka në jetën e tij.

Ai ra në dashuri kur po përgatiste albumin “Tickets To My Downfall”, ndërsa Megan shërbeu si një muzë frymëzimi për të.

Kujtojmë se Megan Fox i ka dhënë fund martesës së saj 10 vjecare me aktorin Brian Austin Green, të cilët kanë 3 djem: Noah, Bodhi dhe Journey.