Njëra brune tjetra bjonde, ngjashmëria e Xhensilës me të motrën na lë pa fjalë

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj disa momente me motrën e saj, Albën, në ditën e saj të lindjes. Në këtë ditë të veçantë, për Albën është organizuar një festë madhështore, ku janë mbledhur të afërmit e miqtë e saj më të ngushtë.

Xhensila brune ndërsa Alba bjonde, por me të njëjtin stil dhe të njëjtën buzëqeshje, duken gati-gati njësoj. Në njërën nga postimet, dy motrat shfaqen së bashku dhe ngjashmëria e tyre kaq e madhe sikur të ishin binjake i ka mahnitur të gjithë.

Kujtojmë se deri më tani Xhensila ka ndarë rrallëherë momente me familjarët, duke i mbajtur ata larg vëmendjes së rrjeteve sociale.