"O njerëz të ligë..." Mozzik i vjedhin studion dhe ka dy fjalë për ta
Kohët e fundit, reperi i njohur shqiptar, Mozzik është përfolur vetëm për lajme të bukura dhe për sukseset e tij, por si duket “syri i keq” ka kapur atë.
"Sa të ligë që jeni", shkruan Mozzik krah fotove teksa studios i janë thyer xhama e dyer dhe janë vjedhur sende me vlerë.
Reperi ka ndarë edhe një mesazh ku i këshillon njerëzve të ligë të punojnë vetë e të mos vjedhin të tjerët.
Ai thotë se nuk ka arritur këtu ku është duke ia thyer dikujt vendin e punës, as duke sharë apo vjedhur dikë, por vetëm me punë.
"O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arritë duke ia thy dikujt vendin e punës, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio (shtëpia ime e dytë). E kish marrë një televizor, aman le t’kthehet e t’ja jap edhe digitronin.”- ka shkruar me ironi Mozzik.