Gjergj Leka: Festivali i fundvitit një zhgënjim i madh, nuk do marr pjesë

Gjergj Lekën e njohim të gjithë për muzikën që i ka sjellë publikut shqiptar ndër vite. Me krijimet e shumta ai ka dhënë kontributin e tij në artin e muzikës shqiptare.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në Rtv ORa Gjergji ka treguar se nuk do të marrë më pjesë në Festivalin e Këngës për shkak të mënyrës si organizohet ky festival. Gjithashtu ai  tregoi se RTSH nuk paguan të drejtën e autorit.

"Nuk marr më pjesë në Festivalin e Këngës, Kam hequr dorë disa vite më parë pikëririsht nga mënyra si e organizojnë festivalin. Kam çuar një këngë kundër asaj që ndodh gjatë peridhuës së zgjedhjeve , vazhdoj ta besoj atë këngë nuk e di pse ata nuk e besuan tek unë.

Unë e bëra në një fesitval shtetëror atë këngë sepse aty kishte vlerë. E vetmja gjë që më bën krenar si artist për  festivalin e fundvitit, është performaca live, përsa i përket anës organizative vlen shumë për të dëshiruar. Jo gjithmonë përfaqëson kënga fituese, jo gjithmonë fitohet me meritë"- thotë ai.

"Mënyra si trajtohet ai festival dhe si e konceptojnë atë festival si një burim për të marrë para.  Një insitucion si RTSH nuk paguan të drejtën e autorit. Nuk duan ta paguajn. Sa djersë kemi derdhur ne dhe RTSH nuk paguan "