Cardi B dhe Offset ndalohen nga policia: E filmon dhe e shpërndan live ngjarjen reperi
Reperi Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, është ndaluar gjatë një patrullimi të shtunën pasdite nga oficerët në Departamentin e Policisë Beverly Hills.
Sipas policisë, ata kishin marrë një raport, i cili tregonte një person që i drejtonte armën dikujt brenda një automjeti. Telefonuesi i dha policisë një targë, e cila ndaloi automjetin menjëherë më pas.
Teksa ndodhte incidenti, reperi dhe njëkohësisht bashkëshorti i Cardi B, nuk ngurroi që të transmetonte drejtpërdrejt një pjesë të ndërveprimit të tij me policinë në Instagram Live. Është e paqartë se çfarë ndodhi para dhe pas videos që u postua.
Në video, dëgjohet një oficer duke i thënë Offset “mos lëviz” dhe “hap derën”, teksa ai përpiqet të hapë derën e makinës.
Reperi përgjigjet:
“Jo, kjo s’është e ligjshme. Nuk mund të më hapësh derën.”
Oficeri i thotë: “Po, mundem” dhe Offset i përgjigjet përsëri: “Jo, nuk mundesh!”.
Më pas, oficeri thotë:
"Ju duhet të dilni nga kjo makinë tani."
Një oficer i dytë më vonë shihet në video duke zhbllokuar derën nga brenda dritares përpara se të dy oficerët të hapin derën e makinës.
Offset zbret nga automjeti dhe i pyet oficerët pse po e kapin nga kyçi i dorës para se të mbarojë videoja.
"Policia arrestoi një pasagjer 20-vjeçar dhe e akuzoi atë për mbajtjen e një arme të fshehur dhe një arme zjarri të mbushur në publik", u tha një deklaratë nga Policia e Beverly Hills postuar në Twitter, të shtunën në mbrëmje.
Reperi, i cili ishte po ashtu në makinë, u ndalua por nuk u arrestua sipas policisë.
Sipas burimeve mësohet se 20-vjeçari ishte i afërm i Cardi B. Ai pagoi $35.000 dhe u la i lirë.
Sipas Bet Music, Cardi B fillon të bërtasë gjatë ndalimit të policisë:
“Ky është bashkëshorti im! Pse po i drejtoni atij armë?”
Sipas burimeve, thuhet se gjatë nisjes së konfliktit, Cardi B qëndronte në sediljen e pasme të një Rolls Royze të zi, ndërkohë që Offset debatonte me policët.
Zëdhënësi i Offset tha për revistën "People" se një "mbështetës agresiv i Trump" ka sulmuar reperin, duke thënë se incidenti ndodhi gjatë një tubimi për zgjedhjet presidenciale.
