Gjendet i vdekur një person në Elbasan, dyshimet e para

Një person është gjendur i pajetë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja është regjistruar në lagjjen "5 Maji", ndërsa burimet e para bëjnë me dije se, viktima ose është përplasur nga një makinë ose është goditur me sende të forta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa viktima nuk është identifikuar ende.