Insigne i përgjigjet golit të të vëllait, Napoli përmbys Beneventon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2020, 16:57
Napoli i Elseid Hysajt fiton me përmbysje derbin e rajonit kundër Benevenentos.
Edhe pse të besuarit e Pippo Inzaghit mbyllën 45 minutat e para në avantazh 1-0, me fillimin e pjesës së dytë ekipi i drejtuar nga Gatusso rriti presionin duke gjetur 2 herë rrugën e rrjetës.
Autorë të golave për Napolin ishin Insigne dhe Petagna, ndërsa për vendasit Isigne tjetër, vëllai i atij të Napolit.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet përkohësisht në vend të dytë me 11 pikë, ndërsa Benevento ndalet në vendin e 12 me 6 pikë.
Ndeshja tjetër e orës 15:00, Parma-Spezia, u mbyll në barazim 2-2.