"Faktet flasin vetë"/ Tabaku nxjerr videon: Rama-Veliaj paguajnë 84.4 euro tonin

Afera e inceneratorëve dhe kryesisht ai i Tiranës vijon të jetë në qendër të vëmendjes së Opozitës.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë përpjekur të janë shifra të tjera nga ato zyrtaret, por sipas ish-deputetes demokrate Jorida Tabaku, faktet flasin vetë.

Duke i kthyer përgjigje akuzave të mazhorancës, Tabaku shprehet se, bashkia nën drejtimin e Bashës po bënte një projekt për të pastruar Tiranës me çmim disa herë më të lirë se afera mafioze Rama-Veliaj.

Jorida Tabaku: Faktet flasin vetë

Zgjidhja që i dha Basha çështjes së pastrimit të Tiranës dhe trajtimit të mbetjeve me studim nga Banka Botërore, do të kushtonte37€/ton.

Afera e mafias së plehrave, Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Ndraghetta, 84.4 €/ton.

A ka nevojë të themi se përse mafia kërkon 47.4 €/ton më shumë???