Reali mposht Barcelonën dhe fiton “El Clasicon”

Reali i Madridit mposht Barcelonën me rezultatin 3-1, duke u larguar nga “Kamp Nou” si fitues të “El Clasicos”.

Ndeshja nisi me spektakël kur në minutën e 5', Valverdes kalon në avantazh skuadrën e Zidanit. Tre minuta më pas Barcelona barazon.

Golin e avantazhit Reali e shënoi në minutën e 63’, pas një penalltie të fituar nga Ramos.

Fitoren e madrilenëve ia jep Luka Modriç, i cili shënoi në minutën e 91’.

Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 13 pikëve dhe renditen në vendin e parë, ndërsa katalanasit mbeten në kuotën e 7 pikëve në vendin e 10-të.