Milan vijon super-formën, mposht Celtic dhe merr 3 pikët e para edhe në Europë
Vijon forma e shkëlqyer e Milanit.
Pas fitores në derbi kundër Inter, kuqezinjtë e Stefano Piolit fitojnë edhe në ndeshjen e parë të grupeve në Europa League.
7 herë kampionët e Europës mposhtën në transfertë Celtic, 1-3 falë golave të Kruniç (14) dhe Diaz (42) dhe Hauge (90+2)
Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat 0-2, ndërsa për të dhënë shkëndijat e rihapjes së ndeshjes mendoi Elyounoussi M. Me golin e minutës së 76.
Por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë arritën të menaxhonin lojën dhe të gjenin edhe golin e sigurisë në minutat shtesë duke siguruar kështu tre pikët e para në Europa League.
Fitore kanë arritur edhe favoritët e tjerë të kompeticionit.
Tottenham mposhti 3-0 Lask Linz, ndërsa Leicester mposhti me të njëjtin rezultat Zoryan.
REZULTATET E TË GJITHA NDESHJEVE: