Ndihmësi i Trump: SHBA nuk do të kontrollojë pandeminë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2020, 07:20
Ndihmësi i lartë i Presidentit Donald Trump ka pranuar se SHBA "nuk do të kontrollojë pandeminë"
Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës tha se Covid-19 mund të mposhtet vetëm nga "masa lehtësuese" si vaksinat dhe terapeutikët.
Vërejtjet e tij vijnë ndërsa rastet e koronavirusit rriten në SH.B.A., nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale të vendit.
Gjithashtu Z. Meadows shtoi duke thënë se kontrolli i virusit nuk ishte një qëllim realist sepse "ai është një virus ngjitës ashtu si gripi".
Nënkryetari i SHBA Mike Pence pavarësisht testeve pozitive në ekipin e tij vazhdoi fushatën.
Sipas dekalratave të bëra nga zyra e tij u tha se z. Pence dhe bashkëshortja e tij pasi bënë tamponin dolën të dy negativë.