Vazhdon lufta, Erdogan: Macron ka humbur, ai duhet të kontrollohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2020, 17:27
Përsëri presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka kritikuar presidentin francez, Emanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.
Ai ju drejtua duke i thënë se ishte "i humbur".
Të shtunën, Erdogan tha se Macron ka një problem me myslimanët dhe se ka nevojë për një “kontroll mendor”, për këtë arsye Parisi tërhoqi ambasadorin nga Ankaraja, raporton trtëorld.
“Njeriu i parë i Francës ka humbur. Ai vazhdon të flas gjatë gjithë ditës për Erdoganin. Shikoni së pari veten dhe ku po shkoni. Unë thashë dje në Kayseri se është rasti dhe se me të vërtetë duhet të kontrollohet”, tha Erdogan në Malatya.
Këtë muaj, Macron i shpalli luftë “separatizmit islamik”, i cili beson se po prek disa komunitete myslimane në Francë