Rriten infektimet në Itali/ Mbi 21 mijë raste në 24 orët e fundit dhe 128 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2020, 17:04
Vijon të rriten shifrat e të infektuarve në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit, shteti përtej Adriatikut regjistron 21.273 raste të reja dhe 128 viktima.
Sipas autoriteteve italiane, në 24 orët e fundit janë kryer 161.880, më pak se një ditë më parë, ndërsa 1208 pacientë ndodhen në terapi intensive.
Rajonet më të goditura janë Lombardia me mbi 5 mijë raste ditore, ndërsa pas saj vjen Piemonte me 2287.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve në Itali shkon në 525,782, ndërsa ai i viktimave në 37,338.
Buletini për të gjitha rajonet:
