Marcello Lippi i jep lamtumirën trajningut: Mund të jem i dobishëm diku tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2020, 17:55
Një ndër emrat më të mëdhenj të trajningut në Itali dhe në botë, arkitekti i Italisë Kampione Bote në "Gjermani 2006", Marcello Lippi, ka dhënë dorëheqjen përfundimtare nga futbolli.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku përmes një interviste për Radio Sportiva.
"E kam mbyllur përfundimisht me punën e trajnerit. Besoj se është më e mira kështu. Ndoshta mund të jem i dobishëm në role të tjera, të shohim. Por para pranaverës asgjë", ka thënë Lippi.
72-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner teksa ka drejtuar emra të mëdhenj si Juventus dhe Inter, ndërsa kulmin e arriti në 2006 kur i dha Axurrëve titullin e katërt kampion bote.
Së fundmi, italiani ka drejtuar kombëtaren e Kinës.